Flash News

KRYESORE

Sali Berisha solidarizohet me gazetarin e dhunuar nga adminstratorja e kompanisë

Sali Berisha solidarizohet me gazetarin e dhunuar nga adminstratorja e

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ndaj skandalit të publikuar mbrëmjen e djeshme në media ku një gazetar është  dhunuar nga një administratore e një kompanie e cila menaxhon mbetjet spitalore.

Statusi i plotë:

Ky eshte shteti i koncesioneve te Norieges!

Mbetjet spitalore jane mbetjet me te rrezikshme per jeten dhe shendetin e njerezve. Asgjesimi i tyre ne impiante te veçanta sipas protokolleve rigoroze, te cilat kane ekzistuar me pare ne Shqiperi, eshte i domosdoshem. Por koncesionet e Rames kane sjelle kete katastrofe te vertet mjedisore tejet te rrezikshme per jeten e njerezve.

Kompania koncesionare e Rames, ne vend te djegies se tyre ne furra te veçanta, helmon me to ujerat e pellgut Tirane-Durres. Ajo, ne vend se te perballet me ligjin godet gazetarin investigativ, gjen strehim ne shtetin e Norieges.

Duke i shprehur gazetarit solidaritetin e plote dhe mirenjohjen per hetimin e tij te guximshem, denoncoj krimin mjedisor dhe sulmin ndaj gazetarit si nje krim te vertet shteteror! sb

Të fundit