Flash News

KRYESORE

Salianji: Çështja ‘Tahiri’ si dëshmi e kriminalizimit të qeverisë Rama

Salianji: Çështja ‘Tahiri’ si dëshmi e

Partia Demokratike përmes deputetit Ervin Salianji u shpreh se hetimet e prokurorisë shqiptare, asaj të Katanias dhe fakte të reja që po zbulohen përditë nga partnerët ndërkombëtarë po zbulojnë të vërtetën tronditëse se qeverisja e Edi Ramës është një qeverisje e kriminalizuar në çdo nivel.

“Mbi të gjitha, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të policisë së shtetit kanë vepruar si një strukturë kriminale në shërbim të veprimtarive të krimit të organzuar, nga i cili kanë përfituar para dhe vota. Në mënyrë të vecantë, i gjithë aktiviteti i Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë në funksion të menaxhimit dhe koordinimit të grupeve kriminale të trafikimit të drogës”, tha Salianji.

Siaps tij, ky aktivitet ka qenë i njohur dhe i mbështetur diekt apo indirekt nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, nga ministra të tjerë të qeverisë, zëvendës ministra, drejtorë të përgjithshëm dhe punonjës shtetërore të të gjitha niveleve.

“Kjo është arsyeja që Edi Rama nuk e lëshon as Saimir Tahirin as drejtuesit në kërkim të policisë së shtetit. Kjo është arsyeja pse Edi Rama po përpiqet ta shpëtojë këtë mekanizëm kriminal përmes kapjes së drejtësisë, sulmeve ndaj opozitës dhe përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik”, përfundoi Salianji.

Të fundit