Flash News

KRYESORE

Salianji del nga Prokuroria: Provat që përmbajnë pamjet filmike

Salianji del nga Prokuroria: Provat që përmbajnë pamjet filmike

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e sotme, sa i përket akuzave për Agron Xhafaj, vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

Në një deklaratë për median, pas daljes nga Prokuroria, Salianji është shprehur se nuk ka besim te prokuroria dhe sipas tij, ka arsye të forta.

“Ka 5 muaj që zvarritet çështja në prokurori për t’i dhënë mundësi Ramës e Xhafajt për të manipuluar prova. Prokuroria lejoi që  Xhafaj të largohej në Itali... Prokuroria nuk ka thirrur të dëshmojnë persona që kanë dijeni për çështjen, si Edi Rama”, u shpreh Salianji.

Më tej, sa i përket ekspertizës, Salianji tha: “Janë broçkulla që i broçkullit kryeministri nga mëngjesi deri në darkë. Nuk janë thirrur personat që kanë dijeni, Rama, Balla dhe Fatmir Xhafaj”.

I pyetur më tej për pamjet filmike që zotëron Salianji, ai është përgjigjur, “Pamjet filmike përmbajnë provën që persona të tjerë kanë dijeni për rrethanat e kësaj çështje, për të treguar dy standartete që ndjek Prokuroria e kapur nga Edi Ramës”.

Ndërsa i pyetur nëse i druhet ndonjë arrestimi të mundshëm, Salianji tha, “Këto janë broçkulla që thuhen nga Fatmiri dhe Rama. Personat që duhet të kenë frikë janë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Nuk kam asnjë njohje me Albert Veliun. Tymnaja është bërë të për mbrojtur Xhafajn”.

Të fundit