Flash News

KRYESORE

Salianji: Lidhjet familjare të ‘Fusha shpk’ me drogën

Salianji: Lidhjet familjare të ‘Fusha shpk’ me drogën

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në fjalën e mbajtur në Kuvend, duke ju referuar të dhënave të INSTAT tha se , pavarësisht rënies së kreditimit në ndërtim, lejet e ndërtimit dhe boom-i i zhvillimeve në ndërtim është në nivele dhe përmasa të mëdha.

Kjo sipas tij, sepse paratë e drogës investohen në ndërtim. Në këtë pikë, Salianji ju referuar firmës ‘Fusha’ e cila ka paraqitur ofertën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe në këmbim do të marrë truallin publik që rrethon teatrin.

“INSTAT-i ka publikuar të dhëna ku thotë se, pavarësisht rënies së kreditimit në ndërtim, lejet e ndërtimit dhe boom-i i zhvillimeve në ndërtim është në nivele dhe përmasa të mëdha. Pse ndodh? Sepse paratë e drogës investohen në ndërtim. Rastësisht ose jo, mediat kanë raportuar që Sulejeman Fusha, i afërm i “Fusha shpk”, të cilit sot po tentohet t’i jepet për ndërtim nga Rilindja, është i dënuar në Alicante të Spanjës për 56 kg heroinë.

Si ka mundësi, që ky zotëria Fusha këtu që merr ndërtimin, i dënuar për trafik ndërkombtar drogë?! Ministri i Brendshëm me vëllanë për trafik ndërkomëbtar drogë. Ish Ministri i Brendshëm me kushërinj dhe të afërm duke u hetuar për trafik ndërkombtar droge. Po si ka mundësi që në këtë vend çdo aktivtet ekonomik, social, kulturor, gjithçka që ka të bëjë me para lidhen me persona që kanë fije apo të aferm, apo kushërinj, apo vëllezër të lidhur me drogën dhe me trafikun ndërkombnëtar të drogës

Si mund t’i jepet një pronë publike një personi me këto lidhje dhe me këto kushte reference, pavarësisht se prona e Teatrit Kombëtar nuk duhet të preket?!

Këtru është një aferë e pastër korruptive ku qeveria fiton 205 milionë euro në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përdorur Bashkinë e Tiranës në këtë rast dhe, për fat të keq, edhe votën tuaj, nëse do ta votoni,  për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale”, u shpreh Saliannji.

Të fundit