Flash News

KRYESORE

Salianji me fermerët e Korçës: Qeveria është barra më e rëndë, ju dëmton në prodhim dhe në shitje

Salianji me fermerët e Korçës: Qeveria është barra

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u takua me disa prej fermerëve në zonën e Korçës. vetë fermerët ngritën shqetësimet e tyre se nuk kanë marrë subvencionime nga shtetit dhe se nuk kanë treg për të shitur prodhimet e tyre.

nga ana e tij, Salianji thotë se qeveria është barra më e rëndë për fermerët, ju dëmton në prodhim dhe në shitje. deputeti demokrat thotë se në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtë se Greqia për plehrat kimike, për farat, për naftën dhe sipas tij gjithçka  sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Qeveria është barra më e rëndë për fermerët, ju dëmton në prodhim dhe në shitje.

Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtē se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naften se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e ergjise dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.

Subvensionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë.

Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset, qeveria i godet fermerët për të mbeshtetur bizneset e veta të shpërndarjes

Të fundit