Flash News

KRYESORE

Salianji në gjyq me deputeten e PS: Kompania e burrit të saj zhvati 3 miliardë lekë

Salianji në gjyq me deputeten e PS: Kompania e burrit të saj zhvati 3

Ervin Salianji nga radhët e Partisë Demokratike po përballet me një tjetër përfaqësues të PS në gjykatë.

Deputetja Klotilda Ferhati ka ngritur një padi ndaj Salianjit, pas akuzave mbi pasurinë e bashkëshortit të saj.

Në një deklaratë për mediat te Gjykata Penale, Salianji u shpreh se ka fakte që provojnë që pasuria e burrit të deputetes së PS u rrit pas ardhjes së PS në pushtet.

“Kompania e bashkëshortit të Ferhatit në vitin 2012 ka pasur bilanc negativ thuajse zero. Me ardhjen e rilindjes ka rilindur dhe kompania dhe xhiroja e kompanisë ka arritur në 3 miliardë lekë. Kjo është akuza që do ta përballim në gjykatë.

Këta duan edhe të zhvasin dhe të vjedhin dhe t’u thuash bravo ju qoftë”, u shpreh Salianji, i cili paralajmëroi edhe raste të tjera që pritet t’i bëjë publike, kryesisht raste të pastrimit të parave.

Të fundit