Flash News

KRYESORE

Salianji pas dënimit: E kanë pasur qejfin të më pushkatonin, ju tregoj të pathënat për gjyqtarin e çështjes

Salianji pas dënimit: E kanë pasur qejfin të më pushkatonin,

Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji tha pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për ta dënuar me 1 vit burgim pasi akuzohet për “Kallzim të rremë” , se pret të zbardhet vendimi dhe më pas do ta apelojë.

“Vendimi i gjykatës është që duhet të isha në burg që para dy vjetësh. Pritet të zbardhet vendimi dhe do ta apelojë, siç i kam dhënë seriozitetin e duhur këtij gjykatësi dhe prokurorisë do vazhdojë të luftojë”, u shpreh Salianji në “Opinion”.

Ai e bëri të qartë se vendimin gjykatës do ta respektojë, e do të shoje në burg nëse diçka e tillë vendoset.

“Burg i sigurisë së ulët, nëse do jepet dhe vendimi final. Nuk e di si janë këto burgje, por qejfin e kanë pasur me pushkatim por nuk e arritën dot. Unë nuk akuzohem as për ndonjë krim, unë kam denoncuar. Për inskenimin unë do jap provat e mia. Gjykatësi është i akuzuar nga SHISH për lidhje me krimin, i akuzuar nga ish kryeministri për lidhje me bandat.

U kap me 30 mijë euro, pas një historie rozë. Është zënë me një gjyqtar tjetër, është zënë për punën e një sekretareje, u gjetën 30 mijë euro në makinë dhe u zhdukën nga kjo prokurori. I akuzuar edhe nga Alfred Moisiu, pasi SHISH e lidhte edhe me bandat”, tha ai.

Të fundit