Flash News

KRYESORE

Salianji: Pengmarrësit e Prengës kanë mbështetjen e PS-së

Salianji: Pengmarrësit e Prengës kanë mbështetjen e

Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi se personat e përfshirë në pengmarrjen e shtetasit Jak Prenga mbrohen nga Partia Socialiste. Ai shtoi se krimi në vendin tonë është i lidhur me shtetin.

“Ky personi ka ikur nga kërkimi 8 muaj apo një vit para zgjedhjeve dhe hiqet nga kërkimi. Unë kam parë kryetarin e bashkisë së Durrësit që i përdor në çdo qep. Këta janë persona që kanë pasur mbështetje nga PS-ja, edhe dyshimi te pyetja jote se pse këta persona nuk kanë hequr kamerat e sigurisë është se ato mendojnë se janë në territorin e vet. Gjithçka që ka të bëjë me shtetin. E kanë të vetin pasi emërojnë drejtues policie, shkarkojnë drejtues policie në çdo vend. ”, tha Salianji në Abc news.

Ai mendon se shteti nuk ka forcë të hetojë pasi është bërë një me mafien.

“Nuk ka funksionuar gjithmonë kështu. Po të dëgjosh gazetarët e kronikës mëson se nuk ka film që se ka arrit këtë imagjinatë që po ndodh këtu në realitet prandaj po ikin njerëzit. Nuk ka forcë shteti nuk dihet me ku fillon shteti dhe ku mafia, ato janë të bëra në një. Mjafto që të bësh një bisedë me një qytetar të thjeshtë dhe e mëson se cili është banori i tij”, tha Salianji.

Të fundit