Flash News

KRYESORE

Salianji për listat e Ramës: Pushkatim publik për kundërshtarët e Rilindjes

Salianji për listat e Ramës: Pushkatim publik për

Pasi kryeministri Rama bëri publike listën me emra të zyrtarëve, të cilët sipas denoncimeve të qytetarëve kanë abuzuar me detyrën, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD Ervin Salianji.

Salianji përmes një statusi në faqen e tij në Facebook e ka cilësuar listën si një “Pushkatim publik për kundërshtarët e Rilindjes”.

Statusi i plotë:

"Pushkatim publik per kundershtaret e Rilindjes"

Ne shkelje te Kushtetutes, te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut; cdo parimi e norme per qeverisjen e mire, publikimi "listes se fajtoreve" dhe "varja ne publik" qe Rama ka bere me emra konkrete per disa punonjes te administrates publike ne disa nivele, pa asnje prove, pa fakt, pa hetim administrativ, pa vendim gjyqesor, eshte totalitarizem i plote.

Të fundit