Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Salianji përmend emrin: Në dosjen ‘339’ i përfshirë edhe ish-ministri i besuar i Ramës
Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se përgjimet e dosjes ‘339’ janë kryer nga partnerët ndërkombëtar. Përveç Vangjush Dakos, Salianji përmend edhe ish-ministrin e Transporteve dhe Energjitikës, Damian Gjiknurit si të përfshirë në shit-blerjen e votave ne disa zona te vendit.
"Në një përgjim të vetëm, kanë dalë nja 10 zyrtarë për drogë, blerje votash nga bandat me Vangjush Dakon në Durrës dhe Shijak. Vetëm këto janë bërë publike, por padiskutim që ka edhe dosje të tjera që janë kapur në përgjim zyrtarë të lartë të PS që flasin për shitblerje të votave.
Nëse do kishim gjyqësor dhe prokurori të pavarur do ishin arrestuar. Jemi në një situatë ku këtu këta persona që i kanë shërbyer Ramës për të ardhur në pushtet dhe për të mbajtur pushtetin, janë të lirë, nuk ka asnjë të arrestuar për shitblerje të votave. Është dosja e Damian Gjiknurit e nxjerrë edhe nga PD. Basha e ka thënë që kemi informacion për këtë ish-ministër të përfshirë në shit-blerje të votave. Basha ka parë dosjen për Gjiknurin. Por sot përgjimet po i publikon edhe një institucion prestigjioz që do të thotë se niveli i alarmit ka tejkaluar shqetësimet e Shqipërisë, siç është 'Zëri i Amerikës'", deklaroi Salianji ne emisionin '5 pyetje nga Babaramo'.
Gjiknuri u shkarkua nga Rama në ditët e fundit të dhjetorit me pretekstin se do t’i përkushtohet fushatës elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ne vend te tij u emerua Belinda Balluku.
Hetimet e Prokurorisë/ Klodiana Lala: Nuk i tregoj burimet edhe sikur të më presë burgu