Flash News

KRYESORE

Salianji: Pse i ngrita gishtin Ramës

Salianji: Pse i ngrita gishtin Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tregon se pse vendosi të reagonte ashtu ndaj kryeminsitrit Rama në momentin që ky i funidt po filmonte me telefonin e tij deputetët e opozitës.

I kontaktuar nga Politiko.al, Salianji u shpreh se në kushtet e një proteste për fjalën e lirë, e cila garantohet në Kushtetutë, askush nuk duhet të guxojë të provokojë. Ky lloj provokimi, që guxon ti trajtojë shqiptarët si big brother, thekson Salianji, meritonte vetëm atë përshëndetje me atë simbol.

“Në kushtet e një proteste të plotë për fjalën e lirë, të cilen na e ka dhënë kushtetuta, askush nuk duhet të guxojë edhe provokimin.

Në ato monente po kërkohej që kryeministri të jepte shpjegime për rrëmbimin shtetëror që i bëri për interes të Mafias Nazer Seitit.

Kryeministri jo vetëm që nuk jep llogari por guxoi të zgërdhihej dhe me telefonin e tij nisi të bëjë videoklip për tv e tij.

Ky lloj provokimi që guxon ti trajtojë shqiptarët si big brother meritonte vetëm atë përshëndetje me atë simbol, të cilën jam i sigurt që e bëra jo vetëm në emër të gjithë demokratëve por të të gjithë shqiptarëve”, shprehet Salianji.

Të fundit