Flash News

E-TJERA

Salianji: Ramës i ra qeveria dhe koalicioni, lëvizjet e ministrave për të mbajtur partinë 

Salianji: Ramës i ra qeveria dhe koalicioni, lëvizjet e ministrave

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar sot ndryshimet në qeveri. Sipas tij, Rama ka rënë dhe lëvizjet e ministrave janë veprime të çoroditura për të mbajtur në kontroll partinë.

Sekretari demokrat vijon me idenë se frika nga Meta dhe prishja e koalicionit të tij me LSI e detyruan të vendosë një tjetër ministër me lidhje të forta me bandat.

Salianji i tha Politiko.al se lëvizja qytetare dhe qëndresa, jo vetëm që legjitimoi në publik kauzat e opozitës si dekriminalizimi, dekanabizimi, reforme konsensuale në drejtësi dhe reformë e plotë zgjedhore, që të mundësohen zgjedhje të lira e të ndershme, por po çorodit edhe Rilindjen.

 

Të fundit