Flash News

KRYESORE

Salianji reagon sërish për pretencën e Prokurorisë: Askush nuk më ndal dot!

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar sërish pas pretencës së prokurorisë, e cila kërkoi 1 vit e gjysmë burg për të lidhur me çështjen ‘Babale’.

Përmes një reagimi në Facebook, Salianji shkruan se askush nuk e ndal dot në këtë betejë, teksa shton se lufta pa kompromis për të vërtetën vazhdon.

Për Salianjin, çështja për të cilën po lufton deri tani ka bërë që të largohet ish-ministri Fatmir Xhafaj, të burgoset Agron Xhafaj si dhe të ikin disa prokurorë e gjyqtarë. Salianji thotë se lufta për betejat e tjera vazhdon.

Të fundit