Flash News

KRYESORE

Salianji tregon nofkën që vlonjatët i kanë vendosur Ramës

Salianji tregon nofkën që vlonjatët i kanë vendosur

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte në televizionin Abc News në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, sa i takon të ashtu quajturës çështja Xhafaj.

Duke folur për ‘Dëshmitarin x’, ose i njohur ndryshe si ‘babalja’, Salianji është shprehur se Vlora është një qytet ku çdo kush ka një nofkë. Në këtë pikë, Salianji ka treguar edhe nofkën, që sipas tij, i kanë vendosur vlonjatët kryeministrit Rama.

“Mos ta nisim me nofka, se në Vlorë iu vënë të gjithëve nofka. Për shembull, Ramës i thonë 'pela'. Por ne nuk i referohemi me nofkë atij”, u shpreh Salianji.

Të fundit