Flash News

KRYESORE

Salianji tregon ofertat dhe kërcënimet e bëra nga persona të ‘malavitës’

Salianji tregon ofertat dhe kërcënimet e bëra nga persona të

Ish deputeti Ervin Salianji deklaroi se është kërcënuar e po ashtu ka pasur oferta që të heshtte në lidhje me çështjen ku ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me akuzën e “Kallëzimit të rremë” në lidhje me inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Ti kujton se nuk më kanë bërë ofertë këta mua? Ofertë me joshje, kërcënim, bandat nëpërmjet njerëzve kanë sjellë joshje para se ta publikonim si material. Nëse ti na hyn në familje dhe na godet në mënyrë personale ne do të bëjmë këtë-këtë-këtë”, tha Salianji në “Opinion” në TV Klan.

Ai shtoi se personat që kanë kontaktuar janë pjesë e krimit.

“Personat që kanë ardhur janë persona të malavitës, unë e thash këtë meqë thatë pse nuk shkon, sepse mafia këtu gjeneron miliarda dollarë. E dini ju që shoferi gjeneron pushtet politik, përfshi dhe ministrin. E dini që shoferi dhe një nga njerëzit më të afërt të Agron Xhafajt jo vetëm e vazhdon aktivitetin kriminal po dhe është kapur në gusht me tonelata drogë në Greqi . Shoferi personal”.

Të fundit