Flash News

KRYESORE

Salianji tregon pse Topalli nuk u fut në listat e PD-së

Salianji tregon pse Topalli nuk u fut në listat e PD-së

I ftuar në emisonin “Përballë” në TVSH, deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji zbuloi arsyen pse Jozefina Topalli nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha.

I kundërshtuar nga të pranishmit në studio, të cilët thanë se Topalli ka bërë opozitë, Salianji tha se Topalli bojkoti fushatën e PD-së që në vitin 2015 në Shkodër.

“Më lini të flas unë se jam më i drejtpërdrejtë në këtë. Basha kandidoi vetëm ata që bënë opozitë të fortë. Zonja Topalli s’ka marrë pjesë në fushatën e Voltana Ademit në Shkodër në vitin 2015”, tha Salianji.

Ervin Salianji ishte një ndër prurjet e reja të Bashës në Partinë Demokratike.

Të fundit