Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Salianjin e ftojnë në studio, por lidhet “live” nga PD: Po punoj me një dosje
Deputeti demokrat Ervin Salianji është ftuar sonte në studion e emisionit “Të paekspozuar” në News 24 për të folur për çështjen “Babalja”, por nuk ka qenë i pranishëm.
Në një lidhje direkte nga selia e PD-së, Salianji ka treguar se po lexon një dosje të prokurorisë së Krimeve të Rënda për këtë çështje.
“Jam duke parë një dosje me 700 e ca faqe të Prokurorisë. Nesër do të paraqitem në Prokurorin e Krimeve të Rënda si person që kam dijeni për rrethana e kësaj çështje. Kam kërkuar që të thirret kryeministi, Ministri i Brëndshëm në lidhje me deklaratat e bëra për këtë cështje...”, është shprehur Salianji duke kërkuar më tej mirëkuptimin e gazetarëve për mospraninë e tij në studio.