Flash News

KRYESORE

Sam Smith flet hapur: Nuk u testova por e di që kam COVID-19

Sam Smith flet hapur: Nuk u testova por e di që kam COVID-19

Këngëtari i njohur Sam Smith ka folur hapur për dyshimet që ka që është prekur me COVID-19. Përmes një interviste për Zane Lowe në FaceTime, u shpreh se dyshin se është prekur me koronavirus, edhe pse nuk është testuar.

“Unë nuk u testova, por e di që e kam atë. Unë thjesht dyshoj se jam i infektuar sepse gjithçka që kam lexuar e vërteton atë. Kështu që po, mendoj se patjetër jam i infektuar”.

Këngëtari foli gjithashtu për mënyrën sesi motra e tij filloi të shfaqte të njëjtat simptoma, kështu që Sam bashkë me të u izoluan për tre javë për të mbrojtur familjen e tyre.

Sam tha se ata e morën virusin para se në Mbretërinë e Bashkuar të merreshin masat e plota të izolimit kombëtar.

Të fundit