Flash News

KRYESORE

Samanta Karavella rikthehet në “Kënga Magjike” pas 8 vitesh, flet për anën e saj të errët

Samanta Karavella rikthehet në “Kënga Magjike” pas 8

Samanta Karavella rikthehet në“Kënga Magjike” pas 8 vitesh, tregon anën e saj të errët

Këngëtarja shqiptare e cila vitet e fundit ka fituar zemrat e shumë të rinjve, Samanta Karavella është rikthyer pas 8 vitesh në “Kënga magjike”.

Samanta do të konkurrojë në festival me baladën e saj “Humbur”.

“Është një këngë që realisht ka një natyrë tjetër nga ajo që kam bërë më parë dhe mua më pëlqen. Nëse gjithmonë ka dy personazhe që duhen dhe ndahen, kënga ime ka dy personazhe që duhen shumë, por që nuk mund të rrinë bashkë” , shprehet Sananta.

Veç këngës, Samanta foli dhe për raportin e saj me Hënën.

Para se të prezantonte këngën e saj në “E diel shqiptare”, Samanta i është nënshtruar një testi që kishte për objekt Hënën, meqenëse këngëtarja ka një raport të veçantë me të.

 “Hëna më pëlqen sepse më inspiron shumë. Këngët e mia më të bukura i kam bërë kur ka qenë Hënë e plotë. Nën dritën e Hënës mund të bëjë shumë gjëra: të pijë një gotë verë, në dallgët e detit apo edhe të krijojë.

Drejt Hënës, do të udhëtonte edhe me njeriun e zemrës, por kjo, tha ajo, mbetet për një moment të dytë, duke mos lënë dyshime të tjera: “Kjo vlen për t’u menduar në një moment tjetër, por me personin e zemrës.”

Po cila është ajo pjesë e errët e Samantës që ngjet me Hënën?

 “E errëta ndoshta ka të bëjë me atë që, ashtu si edhe Hëna vjen me disa faqe, edhe unë jam e ndryshme, nuk jam asnjëherë njësoj. Gjendja emocionale e shpirtërore ndryshon. Ashtu siç jam e qeshur, ndonjëherë jam edhe pak më nevrike. Këtë do të quaja anë të errët që mund ta personifikoja me Hënën”,-shtoi Samanta.

 

Të fundit