Flash News

KRYESORE

Samanta Karavello më në fund e pranon: Kam bërë operacione plastike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavello ka pranuar se i është nënshtruar operacioneve plastike në fytyrën e saj.

Ajo është shprehur në një intervistë për emisionin “Pop Culture” se ka bërë ndërhyrje vetëm në hundë dhe lajmi që ajo ka kryer edhe ndërhyrje të tjera është thjesht një spekulim.

“Kam bërë operacion vetëm hundën, nuk më pëlqente ajo që kisha më parë. Spekulimet se i jam nënshtruar shumë operacioneve plastike janë thjeshtë të tilla. Mua më pëlqen natyralja, dhe në klipet e mia më pëlqen të dukem kështu”, ka thënë këngëtarja.

Samanta e ka nisur karrierën e saj muzikore që në moshën 10-vjeçare dhe fotot e saj më të hershme tregojnë qartë ndryshimin e pamjes së fytyrës, ku përveç hundës, edhe buzët e fryra të këngëtares bien shumë në kontrast  me fotot e viteve më përpara.

 

Të fundit