Flash News

KRYESORE

Samir Mane blen një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë me 800 të punësuar

Samir Mane blen një ndër kompanitë më të mëdha

Biznesmeni më i fuqishëm në Shqipëri, Samir Mane po vijon të shtrijë biznesin e tij edhe jashtë vendit.

Samir Mane është emëruar drejtori i kompanisë, “NKL Limited”, kompani kjo e cila zyrtarisht ka blerë gjigantin metalurgjik “Feronikel”. Në dokumentet të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, Mane është emëruar në krye të kësaj kompanie, tre muaj pasi zyrtarisht është shitur “Feronikel”

Kompania “NKL Limited”, e cila është duke figuruar si blerësi kryesor i Feronikel-it, është kompani me një jetë shumë të shkurtër. Sipas disa dokumenteve zyrtare të cilat i posedon Gazeta Insajderi, “NKL Limited” është themeluar më 10 mars të këtij viti me bazë në kryeqytetin britanik, Londër. Aktualisht në krye të saj ekzistojnë tre drejtorë aktivë pa asnjë sekretarë.

Mane i cili është një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri dhe pronarë i një numri të madh të bizneseve në Shqipëri, në Austri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Itali, Dubai, ShBA dhe Greqi, u emërua më 18 korrik 2018, drejtor në “NKL Limited”, ku ndikimi i tij pritet të zgjerohet edhe më shumë në shtetin e Kosovës.

“Balfin do të investojë menjëherë fonde të mjaftueshme për ta rivënë në punë uzinën dhe do ta rikthejë prodhimin me kapacitet të plotë brenda Gushtit, ka rënë dakord që të paguajë borxhet ekzistuese të kompanisë ndaj furnitorëve sa më shpejtë të jetë e mundur si dhe do të paguajë pagat e pashlyera të punonjësve. Newco Ferronikeli, me mbi 800 punëtorë përfaqëson punëdhënësin më të madh në Kosovë dhe është përgjegjës për të paktën 1500 vende të tjera pune që kanë të bëjnë me furnizimin e uzinës me lëndë të para dhe logjistikë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri”, thuhet në reagimin e grupit Balfin.

Lexo artikullin e plotë të 'Insajder': Fakte të reja që tregojnë për përfshirjen e dyshimtë të Samir Manes në blerjen e Feronikelit

Njoftimi i 'Balfin': Uzina e Ferro-Nikelit në Drenas të Kosovës kalon në zotërimin e Grupit Balfin

Të fundit