Flash News

KRYESORE

 Samir Mane me ekip futbolli në qytetin që ‘shfrytëzon’ prej vitesh

Samir Mane është një ndër biznesmenët më të pasur shqiptar. Përveç bizneseve të tij në prona të patundshme, elektro-shtëpiake, koncesine...etj, sipas “Sport Ekspres”, Mane do të investojë edhe në futbollin shqiptar, pikërisht në klubin e Bulqizës.

Ky ekip futbolli nuk figuron as në Kategorinë e Tretë, pasi bashkia nuk ka fonde që ta rregjistrojë. Mane pritet që të investojë te ky ekip, duke e rregjistruar fillimisht në Kategorinë e Tretë, e më pas edhe në infrastrukturë, duke ndërtuar një terren të përshtatshëm.

Kujtojmë që më herët në emisionin 'Top Story', deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që mbulon Bulqizën, Përparim Spahiu i kërkoi biznesmenit Mane që të investonte më tepër në këtë qytet, ku nxirren miliarda lekë krom, por varfëria është në ekstrem. Sipas Spahiut, të rinjtë e Bulqizës ishin të apasionuar pas futbollit, por u mungonte infrastruktura. Në emision, Samir Mane i premtoi deputetit Spahiu por edhe qytetit të Bulqizës, se do të kryejë një seri investimesh për komunitetin, përfshirë edhe një fushë futbolli për të rinjtë.

Burime për Politiko.al  bëjnë me dije se shoqëria koncensionare e shfrytëzimit të kromit “Albanian Chrome (ACR), e cila operon në minierën e Bulqizës, ka qenë në diskutime me ekipin prej vitesh, që ta merrte nën kujdes.  Mirëpo pengesë ka qenë statusi i ekipit, pasi në pronësi e ka patur dikush tjetër, si edhe pengesa nga pushteti vendor. 

Siç duket Mane, një ndër koncesionerët më të mëdhenj të minierës së Bulqizës po e mban fjalën për të investuar në këtë qytet dhe pikërisht tek të rinjtë./Politiko.al/

Të fundit