Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Samiti i Berlinit, mënyra e Merkelit për t'i hequr Amerikës Ballkanin
Laris Gaiser/ LaVerita
Përkthimi: Politiko
Një samit special për Ballkanin, i mbështetur fuqishëm nga kancelaria Angela Merkel, pati të ftuar në Berlin vetëm përfaqësues të vendeve të rajonit, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe përfaqësues të Bashkimit Europian.
Në një periudhë historike të karakterizuar nga dëshira amerikane për t'u kthyer te kontrolli i ambicjeve hegjemoniste gjermane, Samiti i Berlinit ishte një deklaratë e qartë sfide për Uashingtonin, për kontrollin e balancave të ardhshme europiane. Merkel, përpara se të tërhiqet, shpreson të ketë një këmbë në Ballkan për të kontrolluar menaxhimin e bërë në distancë nga fuqitë e mëdha. Një mënyrë për të aneksuar përfundimisht hapësirën gjeografike midis Ljubjanës dhe Shkupit në sferën e ndikimit gjerman. Për arsye historike, Berlini ka nevojë për mbulimin e fiksionit europian dhe gjethen e fikut të miqësisë franceze, dhe kjo e shpjegon ftesën e detyrueshme për përfaqësuesit e Parisit dhe Brukselit, si aktorë mbështetës.
Samiti, zyrtarisht, kishte për qëllim rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i ngrirë për disa muaj për shkak të taksave të imponuara nga qeveria kosovare për mallrat e importuara nga Serbia në fund të vitit të kaluar.
Në të vërtetë dialogu është i bllokuar për shkak të kërcënimit të bërë privatisht nga Merkel ndaj presidentit serb, Aleksander Vuçiç, për ta izoluar dhe rrëzuar nga pushteti nëse ai do ta mbyllte në mënyrë efektive, siç u sugjerua disa muaj më parë, një marrëveshje me Kosovën për shkëmbim territoresh.
Shkëmbimi i territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, mbështetur në heshtje nga Uashingtoni, ndoshta do të kishte mbyllur historinë e gjatë të mosnjohjes së të dy shteteve, por sipas të gjitha gjasave do të rezultonte në një reaksion zinxhir me pasoja të rënda gjeopolitike në rajonin e paqëndrueshëm.
Hipoteza amerikane ishte menaxhimi i këtyre pasojave me një zgjerim të shpejtë të NATO-s, ndërsa në Berlin preferojnë të shmangin çdo lëvizje që mund të rrisë paqëndrueshmërinë hipotetike, si dhe të forcojë praninë lokale të SHBA-ve.
Prandaj, më mirë një dialog i zbrazët se sa një zgjidhje e hidhur dhe e nxituar. Në këtë skenar shumë likuid, Italia ka pësuar disfatën më të madhe. Ajo ka qenë gjithmonë e angazhuar në kufizimin e interesit gjerman në rajonin që rrethon Liqenin e Venecias dhe është poshtëruar ndjeshëm. Megjithatë, loja është ende e hapur.
Një riorganizim i mundshëm i politikës sonë të jashtme me një çelës euroatlantik mund të na fusë përsëri në lojë së bashku me Uashingtonin. Që nga zgjedhja e tij, Donald Trump mbështet fuqishëm Iniciativën Tre Deteve, që është krijimi, në rajonin midis Detit Adriatik, Detit të Zi dhe Detit Baltik, i një bashkëpunimi të ri politik dhe infrastrukturor midis shteteve, që zvogëlon varësinë e tyre nga influenca ruse dhe gjermane duke krijuar një zonë-tampon midis Moskës dhe Berlinit, që rigrupon interesat e një zone gjeografike tepër të fragmentuar, në mënyrë që të bëhet mjaft e qëndrueshme dhe rezistente ndaj orekseve historike të fuqive fqinje. Iniciativa e Tre Deteve, nisur në prani të Trump nga Kroacia dhe Polonia në 2017 në Varshavë, është për Uashingtonin një rikthim i vogël i strategjisë së Atlantikut të Veriut ose mjeti për të mbajtur Rusinë jashtë Europës, Shtetet e Bashkuara në të dhe Gjermaninë poshtë.
Gjermanët e kuptuan këtë dhe nuk humbën kohë për të reaguar. Kjo është arsyeja e Samitit të Berlinit e cili, bëhet bashkë më faktin se Merkel, së shpejti, do të mund t'i bashkohet Iniciativës së Tre Deteve. Samiti i ardhshëm do të organizohet më 6 dhe 7 qershor në Lubjanë dhe, Sllovenia, ekonomikisht e varur nga Gjermania, menjëherë i bëri ftesë ministrit të Jashtëm gjerman.
Ofeza diplomatike sllovene u regjistrua menjëherë në Uashington, i cili për këtë arsye do të dërgojë një përfaqësues të nivelit të dytë në Samit, pavarësisht gjasave që Trump të jetë në Europë për të festuar 75 vjetorin e zbarkimit amerikan në Normandi. Që nga shpërbërja e Perandorisë së Habsburgëve, rajoni i Europës Qendrore ka qenë gjithmonë një vend i takimit dhe përplasjes së fuqive të mëdha, vuan nga problemi i copëzimit të tepruar, shkaktuar në masë të madhe nga pretendimet gjeopolitikisht të pandjeshme të Udrou Uilson për paqe në negociatat e Versajës.
Njëqind vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë duke kërkuar një zgjidhje që favorizon stabilitet. Në këtë kontekst është e lehtë të imagjinohet që Trump nuk do të heqë dorë, do ta lërë të kalojë samitin e Ljubjanës dhe do të rivendosë lëvizjet e ardhshme në koordinim me kryeqytetet që do të tregojnë prirje më të madhe për interesat Atlantike. Midis këtyre kryeqyteteve mund të jetë Roma. Interesi kombëtar i Italisë mund të përkojë me premisave të qenësishme në Iniciativën Tre Detet.
*Autori është profesor i Marrdhënieve Ndërkombëtare në Univeristetin e Xhorxhias, ShBA dhe Gjeopolitikës, Gjeoekonomisë dhe Politikës së jashtme në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38