Flash News

KRYESORE

Samiti ‘Brdo-Brijunit’, Meta pret në takime Gjukanoviç dhe Mogherinin

Në kuadër të samitit ‘Brdo-Brijunit’, presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takime të ndara presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe pëfaqësuesen e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Në takimin me homologun malazez, Meta tha se Gjukanoviç është një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

“I lumtur të takohem në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, duke e konsideruar një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e historike midis dy vendeve tona”, shprehet Meta.

Sa i përket takimit me Mogherini, presidenti thekson se integrimi evropian është e vetmja rrugë për Shqipërinë.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal”, deklaron Meta.

Të fundit