Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Samiti G-7ës, udhëheqësit evropianë përballë Presidentit Trump
Vendet më të industrializuara të botës, të njohura me emërtimin G-7, kanë filluar sot punimet e samitit të tyre të përvitshëm. Punimet do të zgjasin deri ditën e hënë, në qytetin bregdetar francez Biarritz, i mirënjohur për sportin ujor surfing.
Udhëheqësve të G-7ës nuk u duhet të përballen vetëm me çështje urgjente ekonomike, por edhe me temperamentin e Presidentit amerikan të njohur për pikëpamje anti-globaliste dhe për qëndrime konfrontuese ndaj aleatëve.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, u shpreh përpara zhvillimit të punimeve të samitit se viti i kaluar dëshmoi që “është bërë gjithnjë e më e vështirë të gjejmë gjuhën e përbashkët”. Ai saktësoi se G-7ta nuk do të bjerë në asnjë mënyrë dakord me propozimin e Presidentit amerikan për të rikthyer në tryezë Rusinë. Tusk gjithashtu tha se nuk do të bashkëpunohet për një dalje të Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, si dhe paralajmëroi se luftërat tregtare do të shkaktojnë dobësimin e besimit mes vendeve të Grupit G-7.
Pasi u mirëprit nga Presidenti francez Macron, Presidenti Trump u shpreh se kanë një miqësi të hershme dhe shumë gjëra të përbashkëta dhe se megjithë devijimet e herëpashershme, miqësia mes tyre vazhdon të mbetet e veçantë.
Sidoqoftë, përpara nisjes të premten nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa për verat franceze, por gjithashtu tha se pret të ketë bisedime produktive me udhëheqësit botërorë.
“...Sinqerisht nuk dëshiroj që Franca të vendosë taksa ndaj kompanive tona. Shumë e padrejtë. Nëse do të veprojnë kështu, ne do t’i vendosim taksa që nuk i kanë parë kurrë më parë. Kompanitë tona i taksojmë vetë, nuk duhet t’i taksojë Franca”, tha Presidenti Trump.
Samiti i G-7ës në Biarritz do të përfundojë pa një deklaratë të përbashkët. Presidenti francez Emmanuel Macron pati sugjeruar se arsyeja janë mosmarrëveshjet mes Presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë për çështje kyçe, si Irani dhe ndryshimet klimatike. Do të jetë hera e parë që një samit i G-7ës do të përfundojë pa një deklaratë të përbashkët.
Trump-Johnson
Një nga takimet bilaterale më të pritura në rrethinat e samitit është ai mes presidentit Trump dhe Boris Johnson-it, i cili mori përsipër postin e kryeministrit britanik pasi Theresa May nuk arriti të arrijë të realizojë Brexit-in.
Me më pak se tre muaj deri në afatin e fundit, Johnson i ka mëshuar mesazhit për ta nxjerrë vendin e tij nga BE-ja në takime që pati me presidentin Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel. Johnson shpreson se takimi i tij me presidentin Trump mund të çojë më tej perspektivën e një marrëveshje bilaterale tregtare pas Brexit.
Analistët thonë se një marrëveshje e tillë nuk ka të ngjarë
"Mund të ketë disa njerëz në kampin Trump që shpresojnë se do të ketë diskutime për një marrëveshje tregtare SHBA - Britani," tha Matthew Goodman me Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, "por unë nuk mendoj se kjo është shumë e mundshme derisa të zgjidhen çështjet rreth Brexit-it ".
Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka theksuar se blloku nuk do të bashkëpunojë me Britaninë për një Brexit pa marrëveshje. "Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë ide që janë operacionale, realiste dhe të pranueshme për të gjitha vendet anëtare të BE", tha zoti Tusk por ai shtoi se shpreson që kryeministri Johnson të mos hyjë në histori si "Zotëria Pa Marrëveshje. "
Presidenti Trump ka qënë mbështetës i hershëm i Brexit-it. Në qershor, përpara vizitës së tij në Britani, presidenti Trump i kërkoi Britanisë të dilte nga BE-ja pa marrëveshje, nëse nuk i pëlqenin termat e ofruara nga Brukseli.
"Nëse nuk arrini marrëveshjen që dëshironi, nëse nuk arrini një marrëveshje të drejtë, atëherë largohuni," tha ai.
Trump dhe Johnson njihen si personalitete të debatueshme dhe të paparashikueshme. Shumë presin të shohin se çfarë lloj titujsh gazetash do të gjenerojnë të dy udhëheqësit në samit gjatë fundjavës. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38