Flash News

OP-ED

Samiti i Berlinit!

Samiti i Berlinit!

Alban Daci

Disa e kanë quajtur një dështim "Samitin e Berlinit" e disa të tjerë e kanë konsideruar shumë të suksesshëm!

Ky samit edhe pse emërtimi i tij ka lidhje të hidhur historike për shqiptarët, nëse kujtojmë "Kongresin e Berlinit", ai është një hap shumë i rëndësishëm për disa arsye:

Rikonfirmoi marrëdhëniet e ngushta francezo-gjermane si bërthama dhe vetë ekzistenca e BE.

Ndëshkoi në themel populizmat dhe çdo aventurë të ngjashme në Europe. Kështu, për shembull Italia mori një goditje të fortë duke u përjashtuar si vende nismëtar i BE-së dhe kjo për shkak se ajo qeveriset nga populistët aventurierë që në themel janë edhe anti-europian.

Rrezoi çdo mundësi apo aventure për ndryshim kufijsh duke marrë si precedent te fundit Kosovën. Këtë e argumentoi më së miri në fjalën e tij kryeministri Haradinaj duke thënë se: duhet të heqim kufij dhe jo të ndryshojmë kufij!

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, ky është samiti që konfirmoi si lider Ramush Haradinajn, modeli, protagonizmi, vendosmëria e tij na riktheu edhe ne njëherë në memorie se era e statistëve nuk ka përfunduar. Dashuria e tij e sinqertë për vendin u vlerësua pozitivisht sidomos nga Angela Merkel. Haradinaj nuk po bën asgjë me pak apo e më shumë se çfarë kanë bërë Adenauer, Helmut Kol e në fund vetë Merkel për Gjermaninë.

Fitoi "real politik" ne Ballkan dhe mori goditje klani sorosian bashkë me idetë e tyre që nuk përfaqësojnë as aspiratat e popujve e as frymën apo idealin europeiste, por vetëm interesat e një pakice në dëm të shumicës.

Integrimi Europian nuk mund të ndahet nga konteksti i zhvillimit demokratik të brendshëm të çdo vendi që aspiron për t`u anëtarësuar dhe ky mesazh u përcoll për vende si Shqipëria dhe Maqedonia. Pra, abc-të e integrimit për një vend vazhdojnë të konsiderohen kriteret që  justifikojnë demokracinë e brendshme të një vendi. Nëse Rama mendon se do jetë lider i suksesshëm në Europe, kur në shtëpinë e tij s'ka demokraci, ky është e do të mbetët thjeshtë një iluzion për të dhe me kosto për Shqipërinë.

Angela Merkel i thotë lamtumirë karrierës së saj europiane në mënyrën më dinjitoze. Ajo do të konsiderohet si lidereja më e rëndësishme gjermane dhe europiane pas Adenauer dhe Helmut Kol. Madje në disa këndvështrime për sa i përket zhvillimit ekonomik të Gjermanisë, ajo është lidereja më e suksesshme që nga mbarimi i Luftës II-ës Botërore deri në ditët e sotme.

Të fundit