Flash News

KRYESORE

Samiti i Berlinit/ Haradinaj vë në dijeni deputetët e AAK-së për presionin e Ramës

Samiti i Berlinit/ Haradinaj vë në dijeni deputetët e AAK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me deputetët e AAK-së, ku mes të tjerash i vuri në dijeni edhe për zhvillimet në Samitin e Berlinit të organizuar nga kancelarja Angela Merkel.

Kreu i ekzekutivit insiston se Rama dhe Thaçi i kanë kërkuar të heq taksën mbi produktet serbe në sy të Angela Merkelit dhe Emanuel Makronit.

“E vërtetë është që edhe presidenti Rama dhe Thaçi kanë kërkuar nga unë që të suspendoj taksën dhe të kem mirëkuptim ndaj kancelares Merkel dhe presidentit francez Macronn. Kjo ka qenë e vërteta e zhvillimeve atje”, përsëriti Haradinaj.

Rama, nga ana tjetër ka mohuar të ketë ushtruar presion mbi Haradinajt, por dëshmitarët që ishin të pranishëm në takim e kanë konfirmuar kete. I pari ishte Behgjet Pacolli dhe më pas edhe nga ministri ne detyre Gent Cakaj.

Të fundit