Flash News

KRYESORE

Samiti i Berlinit/ Thaçi mbron Ramën: I kërkoi Haradinajt të sillet me edukatë

Samiti i Berlinit/ Thaçi mbron Ramën: I kërkoi Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është rikthyer debatit Rama – Haradinaj në Berlin, para Merklelit dhe Makronit. Nga studio e emisionit Open, Thaçi ka mohuar që bashkë me Ramën t’i kenë bërë presion Haradinajt për pezullimin e taksës. Sipas Thaçit, Rama i kërkoi Haradinajt që të sillej me edukatë.

“E vërteta është ajo që ka shkruar kryeministri Edi Rama. Ka qenë një këshillë në aspektin edukativ se si të sillet në aspektin kulturor, nuk ishte presion. Rama i ka kërkuar me mirësjellje, në rrafshin edukativ për angazhimet e atyre momenteve, nuk kishte presion”, tha Thaçi.

Edhe Rama e ka mohuar disa herë një gjë të tillë: ““Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!”, sqaroi Rama.

Haradinaj u shpreh pas samitit se Rama dhe Thaçi i bënë më shumë presion se Aleksandër Vuçiç për të hequr taksën dhe për t’i rënë në dy kancelarës Angela Merkel.

Të fundit