Flash News

KRYESORE

Samiti i NATO-s në Bruksel, veç Qeverisë merr ftesë edhe deputeti i PD

Dy ditët e ardhshme pritet të mbahet në Bruksel samiti i NATO-s, për të diskutuar një rrugë të re strategjike për aleancën.

Veç përfaqësuesve të Qeverisë nga Shqipëria, në samit ka marrë ftesë pr të marrë pjesë edhe deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi.

Deputeti publikon në rrjetet sociale ftesën zyrtare, ndërsa shkruan: “Me date 11 - 12 Korrik 2018 jam ftuar te marr pjese ne SAMIT-in e NATO-s i cili do te zhvillohet ne Bruksel”.

Gjatë kësaj jave pritet që edhe Maqedonia të marrë ftesën zyrtare për t’ju bashkuar Aleancës ushtarake. Për këtë çështje, qeveria e Shkupit do të japë sqarime me anë të një konferencë për shtyp.

Stoltenberg ka paralajmëruar se nëse marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, atëherë nuk do të ketë anëtarësim të plotë në NATO.

Samiti i korrikut, do të jetë një mundësi për udhëheqësit e NATO-s, që të bëhen bashkë dhe hartojnë një politikë të qartë të sigurisë, për të forcuar Europën. Agjenda kryesore e takimit, do të jetë krijimi i një strategjie për të përmirësuar gatishmërinë ushtarake dhe sigurinë në shtetet baltike, duke ruajtur gjithashtu hapjen ndaj dialogut dhe marrëdhënieve më të mira me Moskën.

Të fundit