Flash News

KRYESORE

Samiti i Triestes, Bushati flet për dy nismat që duhen konkretizuar

Samiti i Triestes,  Bushati flet për dy nismat që duhen konkretizuar

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli për rëndësinë e Traktatit të Triestes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se do të konkretizojë dy nisma, traktatin e transportit dhe krijimin e zonës rajonale ekonomike mes vendeve të Ballkanit:” Do të konkretizojë dy nisma. Fillimisht Traktatin e Transportit, i cili vjen pas Traktatit të Energjisë dhe pas disa sipërmarrjeve të vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Po kështu përpjekja për krijimin e zonës rajonale ekonomike është një përpjekje për të stimuluar më tej bashkëpunimin në fushën tregtare, në fushën ekonomike ndërmjet vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të përballuar së bashku sfidat ekonomike që vijnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

Bushati theksoi se nuk është momenti për komentuar mbi rëndësinë e proçesit të Berlinit por për të zbatuar projektet për të cilat është rënë dakord në letër, të cilat do të ndryshojnë pozitivisht ekonominë: “Sot nuk është thjesht momenti për të marrë në shqyrtim Procesin e Berlinit dhe efektivitetin e tij, por për të punuar së bashku me institucionet e Bashkimit Europian për të zbatuar ato projekte për të cilat ne kemi rënë dakord në letër, të cilat do të sillnin një ndryshim pozitiv dhe një perspektivë edhe më të prekshme ekonomike, politike për qytetarët tanë.”

Bushati tha se BE është pjesë e këtij proçesi dhe mbështet proçesin e Berlinit por nevojitet një mbështetje më e madhe financiare.

Të fundit