All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Samiti në Shkup, Rama kafe me deputetin shqiptar

Samiti në Shkup, Rama kafe me deputetin shqiptar
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, aty ku po merr pjesë në Samitin 100. Mbrëmjen e djeshme Rama zhvilloi një takim me kryeministrin Zoan Zaev, ku foi për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

All - Paragraf - 3

Ditën e sotme, kryeministri shqiptar ka zhvilluar një  takim me politikanin shqiptar të partisë LR-PDSH në Maqedoni, Ziadin Sela. Është pikërisht ky i fundit i cili ka publikaur në rrjetet sociale një foto gjatë takimit me Ramën në një ambient të hapur.

Nuk dihet për çfarë ka folur Edi Rama ME Ziadin Selën, por kujtojmë që ditën e djeshme në qendër të bisedimeve me kryeministrin Zaev, kanë qenë marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni.

Në takim janë shqyrtuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë si dhe u vlerësua se pjesëmarrja e përbashkët në Samitin 100 në Shkup është dëshmi për vullnetin politik për zhvillim të bashkëpunimit rajonal ekonomik, për ndërlidhje të bashkësive të biznesit, investime të përbashkëta, rrjetëzim dhe ndërlidhje transportuese.

Të fundit