Flash News

KRYESORE

Samsung Galaxy S10 më i kërkuari në gjithë botën, rekorde shitjesh

Ka shumë pak që Samsung Galaxy S10, S10e dhe S10+ kanë dalë në treg në më shumë se 70 vende të botës dhe ka pasur një interes të jashtëzakonshëm, duke u kthyer në një nga pajisjet më të kërkuara.

Shitjet paraprake të Galaxy S10 kanë qenë më të larta se të çdo smartfoni tjetër Samsung në Evropë, në një periudhë më të shkurtër se kurrë më parë.

Smartfonët më të fundit në serinë Galaxy S kanë arritur një performancë më të lartë, prej 40 për qind më shumë, në periudhën e shitjeve paraprake në rajonin tonë krahasuar me Galaxy S9 të vitit të kaluar.

Deri në fund të muajit pritet që pajisjet do të jenë në dispozicion në rreth 130 tregje. Samsung ka sjellë përmes këtyre telefonave risi revolucionare në ekran, kamera dhe performancë inteligjente.

Të fundit