Flash News

KRYESORE

Samsung prezanton variantin më të ri të telefonave, Galaxy Z Flip me ekran palosës

Samsung Galaxy Electronics ka zbuluar një tjetër smartphone i cili kësaj radhe vjen në variantin e palosshëm, gjë që bën diferencën në botën e telefonisë celulare, të zgjuar.

Galaxy Z Flip përkul ligjet e fizikës, dhe përmban një ekran 6.7 inç i cili paloset në mënyrë elegante dhe kompakte që përshtatet me pëllëmbën e dorës tuaj.

Ai ofron mënyra të reja elegante për të kapur, shkëmbyer dhe përjetuar përmbajtje.

Nga modeli i tij elegant e deri në përvojën fleksibël të kamerës që ofron, Galaxy Z Flip hap një dekadë të re të inovacionit të celularit të palosshëm.

Ky variant vjen në ngjyra të ndryshme duke iu përshtatur preferencave të përdoruesve.

Përveç fotove zyrtare nga Samsung, më poshtë keni dhe videon e publikuar nga "Daily Mail" ku mund të shihni se si duket një telefon i tillë.

Të fundit