Flash News

KRYESORE

Samsung sjell transmetimin e parë të shpejtësisë 5G të gigabit në botë

Samsung sjell transmetimin e parë të shpejtësisë 5G të

Kompania Samsung po ecën me hapa shumë të mëdhenj në teknologjinë e telefonisë celulare në botë. Samsung po drejton një epokë të re të jetesës së lidhur në rrjet dhe do të tregojë se si përmes inovacionit, të qenit të hapur dhe shkallëzimit, po udhëheq me 5G dhe po ndryshon mënyrën se si njerëzit lidhen dhe komunikojnë.

Për herë të parë, Samsung do të shfaqë telefonin e ri Galaxy S10 5G, i projektuar me hardware dhe software më të mirë për të përfituar nga përvoja e plotë 5G. Gjithashtu do të ekspozohet një spektër i plotë i pajisjeve që bëjnë të mundur shpërndarjen sa më të gjërë të 5G.

Ato përfshijnë gjeneratën e ardhshme të chip-eve të modemit me më shumë opsione si dhe module RF që janë më të vogla, më efiçente në energji dhe me teknologjinë më të fundit, duke demonstruar lidershipin inovativ të Samsung-ut përtej celularit dhe ekranit. Samsung gjithashtu do të njoftojë partneritete të reja me operatorët dhe furnizuesit e teknologjisë për të mbështetur rrugën e secilit drejt 5G.

Kjo është një risi që sjell po asht fuqi, shpejtësi dhe lidhje të papara më parë për konsumatorët. Kompania ka sjellë transmetimin e parë të shpejtësisë 5G të gigabit në botë, dorëzimin e parë 5G në mes të qelizave të shumëfishta, dhe tani, smartfonin e parë 5G të kompanisë me Galaxy S10 5G.

Por cilat janë risitë që do të shfaqë Samsung këtë vit në MËC (që po mbahet në Barcelonë që nga data 25 shkurt dhe do të vazhdojë deri me 28 shkurt):

-Galaxy Fold

-Linja e re Galaxy S

-Portofoli i mesëm i përforcuar me serinë e re Galaxy A

-Jetesë e ekuilibruar dhe e lidhur me aksesorët e rinj të Galaxy

-I gjithanshmi Galaxy Tab S5e

Në komunikatën për shtyp të Samsung thuhet:

Demonstrimi i skenarëve 5G në botën reale nga Samsung Commercial Solutions

Duke shfrytëzuar lidershipin e saj botëror në 5G-në komerciale, Samsung pritet të demostrojë përvojat 5G të botës reale:

  • Demostrimet live 5G NR me rrjetin Samsung dhe telefonat inteligjentë që përdorin brezat 3.5GHz dhe 28GHz: Një lojë cloud me anë të celularit në smartfonin e parë 5G të kompanisë do të shfaqet në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke ju lidhur me rrjetin 5G të Samsung. Përveç kësaj, do të demonstrohet edhe moduli 5G i MIMO.
  • Transmetimi i parë live 5G në MËC19: Transmetimi i parë live i 'Mobile Ëorld Live TV' i GSMA që përdor rrjetit 5G të Samsung në Broadcast Village, Gran Via. Do të transmetojë live në të gjithë vendin dhe në 280 hotele në Barcelonë gjatë shfaqjes.
  • Demonstrim i drejtpërdrejtë i teknologjisë 5G për industrinë: Samsung, Cisco dhe Orange Spain do të demonstrojnë raste të ndryshme të përdorimit 5G për të treguar se si latenca dhe shpejtësia e lartë e teknologjisë 5G mund të aplikohen për industrinë në stendën Orange (Salla3 3K10) .
  • Zgjidhjet e rrjeteve të automatizuara 5G të Samsung dhe Zhilabs’: Samsung do të demonstrojë live drejtpërdrejta të menaxhimit të rrjetit 5G me Zhilabs, të blera nga Samsung përmes blerjes në tetor 2018. Ai ndihmon operatorët të zgjedhin automatikisht performancën e rrjetit 5G.

Të fundit