Flash News

KRYESORE

Samsung transformon eksperiencën tuaj në kinema përmes ekranit Onyx Cinema LED

Samsung, kompania lider i ekraneve në botë, ka sjellë risi të tjera dhe kësaj radhe në fushën e kinematografisë. Kjo kompani vazhdon të transformojë përvojën tuaj në kinema.

Samsung njoftoi në CineEuropa 2019, në Barcelonë, instalkacionet më të fundit të ekraneve Samsung Onyx Cinema LED, ekranin e parë për kinema LED të DCI-së në botë.

Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics, Seog-gi Kim u shpreh duke thënë:

"Ne jemi të entuziasmuar të njoftojmë instalacionet e fundit të teknologjisë Onyx të Samsung në të gjithë botën. Me ekranin Onyx Cinema LED, klientët do të shijojnë cilësi më të lartë të fotografisë, raport të përmirësuar të kontrastit dhe një të zezë më të thellë. Ne jemi të përkushtuar që t'u sigurojmë shikuesve përmbajtje më të pasur që do t'i përfshijë ata në çdo skenë të filmit."

Onyx do të shtrihet në gjithë Europën dhe janë prezantuar katër lokacione të reja që do të Instalohen. Dy në Spanjë dhe një në Irlandë e një tjetër në Rumani.

I frymëzuar nga gur i çmuar me të njëjtin emër, Samsung Onyx aludon në aftësinë e ekranit për të shfaqur përmbajtjen kinematografike me ngjyra të vërteta, të thella dhe realiste të zeza. Kur kombinohen me raportin e përmirësuar të kontrastit dhe me cilësimet e specializuara të tonit të grisë, kjo përbërje e imët prodhon përmbajtje më të ndritshme dhe më të detajuar që i bën shikuesit të ndihen pjesë e çdo skene.

Për të marrë më shumë informacion rreth kësaj risie të Samsung Onyx, mund të: https://displaysolutions.samsung.com/led-signage/onyx

 

 

Të fundit