Flash News

KRYESORE

San Francisko/ Të shtëna me armë, raportohet për viktima

San Francisko/ Të shtëna me armë, raportohet për viktima

Në San Francisko është regjistruar një incident me armë zjarri në një ndërtesë afër autostradës Bayshore ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Njerëzit në këtë zonë janë udhëzuar të gjejnë ndonjë vend të sigurt, derisa të marrin instruksionet e radhës.

Një dëshmitar ka thënë për CNN se ishte duke punuar në një shtëpi afër ndërtesës së UPS kur ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

"Po punoja dhe befas dëgjova të shtëna dhe shikova nga dritarja", ka thënë Antonio Salic."Pashë njerëz duke dalë (nga ndërtesa), dhe ishin të plagosur. Shumë njerëz vraponin", ka treguar ai.

Vendi ku ka ndodhur incidenti është Potrero Hill, një lagje e përbërë kryesisht nga objekte të banimit

                                          

Të fundit