Flash News

KRYESORE

"San Siro" do të shembet për një stadium me 20 mijë vende më pak

"San Siro" do të shembet për një stadium me 20

Pas shumë arsyetimesh dhe llogaritjesh, Interi dhe Milani kanë arritur në dakordësi për të shembur stadiumin "San Siro" në këmbim të një stadiumi të ri.

Sipas “La Repubblica”, bëhet fjalë për një stadium të ri, me 60 mijë vende, pra 20 mijë vende më pak se kapaciteti i "San Siro-s", i cili aktualisht është 80 mijë vende.

Stadiumi i ri pritet të ndërtohet për në vendin që tashmë shërben si parking i stadiumit dhe projekti parashikohet të kapë shifrën e 600 milionë eurove.

Një pjesë pretendohet të financohet nga të drejtat e emrit që mund të vendoset, me një vlerë minimale prej 25 milionë euro në vit.

Kështu, San Siro aktual do të shembej, për t’i hapur rrugë një prej stadiumeve më inovativë në Europë, me shembull “Mercedez Benz Arena” në Atlanta, apo “MetLife” në New York.

Të fundit