Sanchez drejt largimit nga United, kërkohet nga ekipi i “Serie A”

Sulmuesi Aleksis Sanchez, pas vetëm 9 muajsh nga transferimi i tij nga Arsenali te Manchester United, ka kërkuar të largohet nga skuadra e “Old Trafford”.

Sipas “Daily Mail”, përfaqësuesit e lojtarit janë vënë në kërkim të një klubi europian që do të ishte i interesuar për shërbimet e tij.

Mes pretendentëve të shumtë për të marrë shërbimet e tij, duket se është edhe ekipi italian i Juventusit.

Edhe pse bardhezinjtë kanë shumë alternativa në sulm, ata mund të vendosin të përforcohen me një sulmues krahu cilësor.

Kujtojmë se  Sanchez e njeh shumë mirë kampionatin italian, duke qenë lojtar i klubit të Udineses.