Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Politologu Max Weber thotë në një prej librave të vet se, edhe shfaqja e ‘profetëve politikë’ shkon sipas parimit kërkesë-ofertë: ka nevojë për ta, pa lindin. Profetët, ata të rrjeshmit, krijohen prej distopive dhe krijojnë distopi (shoqëri ose rend i imagjinuar). Këtë përshtypje të krijonte një status në Facebook të premten i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.
Ai e fillonte me një mënyrë të pandershme krahasimi duke vënë përballë shifrat e aksidenteve të gjysmës së parë të 2019 me ato të 2020. Them të pandershme për të mos thënë idiote, por i takon zotërisë që të zgjedhë mes firaunit dhe gomarit, por shpresoj te e para.
Nuk mund të krahasohen shifrat e aksidenteve të të dy viteve, për arsye se 2020, që ka hyrë e nuk ka dalë ende, është i përshkuar nga pandemia globale, që do të thotë nga karantina të njëpasnjëshme, nga gjendje emergjence, nga bllokime kombëtare e ndërkombëtare. Mjafton të kujtosh se shqiptarët nuk mund të udhëtojnë në asnjë vend në Europë, hiq Turqinë. Po ashtu Shqipëria është në ‘listën e kuqe’, që ua bën të vështirë europianëve e të tjerëve të udhëtojnë drejt vendit tonë. Edhe dy trafiqet më të mëdha të rrugëve tona, emigrantët dhe kosovarët, janë pjesërisht të kushtëzuar nga kjo bllokadë e përgjithshme.
Një element të pashmangshëm përbën pamundësimi i lëvizjes për gati dy muaj në rrugët e Shqipërisë. Të krahasosh marsin dhe prillin e këtij viti me atë të 2019 dhe të nxjerrësh rezultate aksidentesh dhe ulje vdekshmërie, më shumë se idotësi dhe dhelpëri, është … .
Por, zotin ministër nuk ka prift që e ndal: që nga Egjipti i lashtë e deri në Firence. Për shkak se ai ka hequr dorë nga dogmat e logjikës dhe të fesë për t’ju bindur Rilindjes socialiste. Nga një njeri i disiplinës, moralit dhe kodeve ushtarake ai është shndërruar në vartës të një ideologjie mashtrimi.
Shfaqet kjo, e plotë si hëna mbi një mal në Mirditën e tij, te një tjetër piruetë në statusin e së premtes. Ku ai premtonte zerim të vdekshmërisë në aksidente deri në vitin 2050. Përveçse është një profeci mashtruese më shumë se platforma e një dinjitari shtetëror, ky pretendim shfaq një reminishencë dhe një rrezik.
Reminishenca është te punonjësit e ndërmarrjeve socialiste përgjatë diktaturës të cilët shpallnin, në vitin 1980 p.sh., se e kishin realizuar planin për atë vit dhe, me ritmin që kishin po punonin për vitin 2010. Këta, dhe të tjerë me arritje të ngjashme, ose që vdisnin duke u munduar për të jetësuar këto projeksione, shpalleshin nga regjimi Heronj të Punës Socialiste. Mund të gjesh ende gjallë nëpër Shqipëri ‘heronj’ të tillë, nga lavida e të cilëve ka mbetur vetëm teneqeja e një dekorate dhe shëmtia e iluzionit të ‘ndërtimit të socializmit me forcat tona’.
Ndërsa reminishenca është më shumë një ajgëtim antropologjik, çka e bën të rrezikshme lleshlogjikën është pikërisht ‘profecia’ e saj. Përfundimi se ne qeverisemi nga burra dhe gra që janë shkëputur nga e përditshmja e vendit të tyre dhe jetojnë realitete paralele. Ata udhëhiqen nga efektet dhe ngjyrat, jo nga kuptimi dhe logjika; zgjohen në mëngjes të armatosur me pompë grimasash të cilën e shfryjnë në Facebook e Tweeter, dhe jo me merakun e lashtë të përmirësimit të Shqipërisë dhe jetës së bashkëkombasve; ata mjaullijnë projeksionin e fjalëve të veta te Lideri Maksimal, në vend që të projektojnë të mirën individuale dhe kolektive te aktiviteti i përditshëm; ata e shohin veten, jo si shërbestarë të publikut dhe shtetit, por si bimbashë postesh.
Kjo ju lejon që, në vend të programeve zhvilluese, të bëjnë profeci mpirëse.
Zoti ministër: Ka vetëm një mënyrë për ta ulur në zero vdekshmërinë nga aksidentet. Të kthehemi në kohën e ‘heronjve të punës socialiste’, prej nga ju e keni marrë hua logjikën dhe esprit-në e gjërave. Në një Shqipëri që ende nuk është ngopur me konsumin, dhe ende është vend në zhvillim, kjo parabolë foshnjërake ju fut në borxh me detyrën që okuponi dhe me ata që qeverisni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38