Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
"Sandër Lleshi, o po i vjen o Radikës!". Procesverbali i AP: Tortura dhe paligjshmëri ndaj të arrestuarve të Dibrës
Një procesverbal i Avokatit të Popullit, i hartuar pas një inspektimi të një grupi pune të këtij institucioni në Dibër, jep një panoramë dhune të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj të arrestuarve të Dibrës pas një proteste në KZAZ 19 të këtij qyteti.
Të arrestuarit pohojnë se blutë nuk ishin nga Dibra, por nga rrethe të tjera dhe se ata i kanë dhunuar fikzisht, arrestuar pa u lexuar të drejtat, pa u prezantuar. "Na kanë rrahur gjatë rrugës dhe në Komisariat", thonë disa prej tyre.
Më pas në qelitë e paraburgimit, kur të ndaluarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimve të shumta, u është refuzuar.
Pjesë nga procesverbali i Avokatit të Popullit
Në orët e natës duke filluar nga ora 03:00 deri 04:00 të datës 29.06.2019, në banesat e tyre kanë shkuar grupe punonjësish të Policisë së Shtetit me uniforma me logon “POLICIA”, me kapuça në kokë dhe me armë zjarri në duar, të cilët u kanë thirrur atyre dhe në momentin që ata kanë dalë nga banesat, pa bërë identifikimin përkatës, i kanë kapur me forcë, u kanë lidhur duart me pranga dhe i kanë dhunuar fizikisht duke i goditur me pëllëmbë, grushta, shkelma, qyta armësh, etj.
Sipas të pyeturve, dhunimi i tyre ka vazhduar edhe gjatë shoqërimit në këmbë dhe brenda në makinat e Policisë deri sa janë dërguar në Komisariatin e Policisë Dibër. Për shkak të dhunës së ushtruar, të shoqëruarve iu janë shkaktuar dhembje fizike dhe dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, si plagë, kontuzione, hematoma, gërvishtje, etj. Sipas tyre, punonjësit e Policisë që i kanë dhunuar kanë qenë efektivë të strukturave të Policisë së Shtetit të ardhur në Dibër dhe jo efektivë të strukturave vendore të Policisë së Shtetit, Dibër.
Pasi janë pyetur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Dibër, atyre u është komunikuar arrestimi në flagrancë për disa vepra penale. Ata pretenduan gjithashtu se arrestimi i tyre për disa vepra penale ishte bërë në mënyrë të padrejtë, sepse kishin marrë pjesë në protestën e bërë para Shkollës “Nazmi Rushiti” në datën 28.06.2019, por nuk kishin kryer veprime të dhunshme ndaj objektit ku ishte vendosur KZAZ nr.19 apo ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit që ishin caktuar me shërbim në këtë objekt.
Ndërsa dy prej tyre, shtetasit Erald Kaloshi dhe Jeton Kaloshi pretenduan se nuk kishin qënë fare në protestën në fjalë dhe as në qytetin e Peshkopisë në kohën (orën dhe datën) kur është organizuar protesta nga Dega e Partisë Demokratike Dibër.
Në orët e darkës të datës 29.06.2019, në dhomat e sigurisë kishin ardhur mjekë të Spitalit Rajonal Dibër dhe u kanë bërë vizitat mjekësore. Disa prej shtetasve të pyetur, si Arif Kaloshi, Ditmar (Bilbil) Ramadani (Gjura) dhe Imer Kaloshi, të cilët kishin dëmtime të dukshme pretenduan se, pasi ishin arrestuar dhe ishin vendosur në dhomat e sigurisë të Komisariatit të Policisë Dibër kishin kërkuar që të vizitoheshin nga mjeku specialist, respektivisht i pari te okulisti për shkak se kishte dëmtime në sy dhe nuk shikonte, i dyti për bërje grafie për shkak të frakturës që kishte në dorë dhe i treti për bërje EKO-je për shkak të shqetësimeve që kishte në bark, por punonjësit e Policisë nuk kishin marrë asnjë masë në ndihmë të shëndetit të tyre.
Madje Policia nuk i kishte dërguar ata tek mjekët specialistë as pas ndërhyrjes së prokurores së gatshme Belina Kryemadhi (Zeneli). Gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër disave prej tyre iu ishte marrë kallëzim nga oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Aldo Puca për veprimet e dhunshme që ishin kryer në dëm të tyre nga punonjësit e Policisë gjatë kapjes në banesa dhe shoqërimit për në stacionin policor.
Gjithashtu shtetasit e arrestuar pretenduan se ishin dërguar me një ditë vonesë nga Komisariati i Policisë Dibër në Gjykatën e Shkallës së Parë Dibër. Ndonëse gjyqtari i gatshëm i kishte kërkuar organit të Policisë shoqërimin e tyre për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurimit personal në datën 01.07.2019, ata janë shoqëruar në Gjykatë në datën 02.07.2019.