Flash News

KRYESORE

"Sansa i dorëzon veriun nënës së dragonjve", skena të reja nga 'Game of Thrones'

Sapo janë publikuar pamjet e para nga sezoni i ri dhe final i "Game of Thrones".  Gjatë "Golden Globes", HBO ka publikuar një klip me atë që pritet të shfaqen këtë sezon. Një pjesë e shkurtër jepet dhe nga "Game of Thrones", ku shohim Daenerys Targaryen (Emilia Clarke) që ka arritur në Winterfell me Ser Jorah Mormont (Ian Glen) dhe Jon Snow (Kit Harington). Sansa Stark (Sophie Turner) e përshëndet me ngut nënën e dragonjve, duke thënë: "Winterfell është i juaji, madhëri". Kjo është hera e parë që janë plotësuar dy personazhet kryesore. A është Sansa e zemëruar që një i huaj po vjen për të uzurpuar shtëpinë e saj, apo është nervoze në prani të mbretëreshës së dragonjve? Por një gjë është e sigurte, të gjitha palët duhet të bashkohen kundër ushtrisë gjigante të 'Mbretit të Natës', të cilët po përparojnë nga përtej Murit, por kjo është hera e parë që të dy personazhet janë takuar.

Të fundit