Flash News

KRYESORE

Sapo merr detyrën, Ilir Meta nis ‘spastrimin’ e Presidencës

Sapo merr detyrën, Ilir Meta nis ‘spastrimin’ e

Presidenti Ilir Meta e ka nisur detyrën e re duke spastruar institucionin e Presidencës. Gjatë fundjavës ai dhe stafet e Bujar Nishanit nisën përgatitjen për mbajtjen e ceremonialit, por mësohet se Meta ka kërkuar që të gjithë punonjësit e Presidenti tashmë të larguar të japin dorëheqjen. Meta ua ka bërë të qartë të gjithëve se askush nuk do të qëndrojë në detyrë dhe për këtë arsye u ka sugjeruar që të dorëzojnë me dëshirë detyrën. Mësohet se të gjithë paraprakisht kanë rëndë dakord dhe në ditë në vijim do i dorëzojnë në bllok dorëheqjet. Por edhe nëse dikush do refuzojë, mësohet se Meta do bëjë shkarkimin e tij.

Sipas burimeve të gazettes “Sot”, Meta pritet që në Presidencë të marrë stafin që pati në Kuvend. Kur u bë kryetar Kuvendi ai largoi njerëzit e Jozefina Topallit dhe punësoi të besuarit e tij. Për këtë arsye pritet që të njëjtët individë të kalojnë dhe në Presidencë, duke filluar që nga këshilltarët dhe personalitete të tjera. Nga ana tjetër, ajo që duhet theksuar është se Nishani kur mori detyrën si President, largoi të gjithë stafin e Bamir Topit, ndërsa emëroi në postë mjaft individë të Partisë Demokratike. Por për Metën ata nuk janë të nevojshëm, pasi gjatë gjithë këtyre ditëve ai e ka përzgjedhur grupin që do e asistojë në detyrën e tij pesë vjeçare.

Të fundit