Flash News

KRYESORE

"Sapo Milani më bëri ofertë, unë dhe menaxheri ishim dakord"

"Sapo Milani më bëri ofertë, unë dhe menaxheri ishim

Theo Hernandez ndihet krenar për transferimin e tij nga Real Madrid te Milani. Mbrojtësi po luan te "Djalli" me shumë vetëbesim dhe pret që një ditë të fitojë Champions League me ekipin kuqezi.

"Unë dhe menaxheri im kemi qenë menjëherë dakord, sapo morëm ofertën. Milan është një klub me histori të madhe, një nga më të suksesshmit në botë. Ia vlente të bëja një zgjedhje të tillë. Te Reali jam zhgënjyer, sepse kisha reputacionin e një djali të keq. Atje jam fyer shpesh", - ka deklaruar së fundmi Theo, vëllai i të cilit, Lucas, luan te Bayern.

"Gjatë karrierës sime kam bërë gabime, por kam ndryshuar shumë. Jam rritur si njeri dhe tani jam më i qetë.. Pres që një ditë të fitoj Champions League me Milanin", - ka shtuar mbrojtësi.

Të fundit