Sara dhe Lori kanë diçka për të thënë për mamanë e tyre

Në familjen Hoxha, sot është një ditë e veçantë, pasi pronarja e Top Chnnel, Vjollca Hoxha ka ditëlindjen. Në një ditë si kjo motrat Hoxha kanë vëndosur të përkëdhelin nënen e tyre me dedikime mjaft të ndjera.

“Drita e syve të mi! Ata që të njohin si unë, e dinë që bota ka shumë pak njerëz si ti; me zemrën më të madhe, me këmbë në tokë e me kokën gjithmonë lart. Qofsh e bekuar aq sa je e bukur. Gëzuar Ditëlindjen Mam!” shkruan Lori .

Nëse është dikush në këtë botë që meriton gjithë lumturinë e botës, ajo je ti. Ti më ke mësuar si të jem e fortë dhe ta dashuroj jetën, pavarësisht vështirësive. Vetëm sot i kuptoj sakrificat e tua. Nëse një ditë do të bëhem sa gjysma e mamit që je ti, do të isha e lumtur. Të dua, edhe 100!”, ka qenë urimi nga ana e Sarës.