Flash News

KRYESORE

Sarandë, 47-vjeçari i jep fund jetës pas sherrit me bashkëshorten

Sarandë, 47-vjeçari i jep fund jetës pas sherrit me

Në fshatin Gjashtë të Sarandës ka ndodhur një ngjarje e rënde, ku 47-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij, pas një konflikti me bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10-të të paradites, kur viktima i quajtur Arsen Dauti është gjetur i vetëvarur në banesë me kabull elektrik. Kanë qenë familjarët ata që kanë mbërritur të parët në vendngjarje dhe e kanë dërguar Dautin drejt spitalit, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Balkan Web bën me dije se 47-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor, madje tre vite më parë ai është arrestuar pas dhunës që ushtroi mbi bashkëshorten S.Dauti. Përpos dhunës, familja përballej dhe me kushtet e vështira ekonomike.

Të fundit