Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Policia e Sarandës arrestoi ditën e sotme 7 persona pas një aksioni. Tri prej tyre u vunë në pranga për vjedhje në një lokal, ndërsa një 18 vjeçar u ndalua për vjedhje me dhunë. Në pranga ra edhe një 39 vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje në një supermarket.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, gjate 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar në flagrancë 7 persona për vepra të ndryshme penale.
Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit:
- P. Xh., 23 vjeç, banues në Dhërmi.
- K. Xh., 21 vjeç, banues në Dhërmi.
- D. H., 31 vjeç, banues në Dhërmi.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.
Sarandë, arrestohet në flagrancë për “Vjedhje me dhunë”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi: P. S., 18 vjeç, banues në Ksamil.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas bashkë me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj.
Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.
Arrestohet në flagrancë për “Vjedhje” shtetasi: E. G., 39 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.