Flash News

KRYESORE

Sarandë, sekuestrohen 33.4 kg lëndë narkotike, arrestohen dy persona

Sarandë, sekuestrohen 33.4 kg lëndë narkotike, arrestohen dy

Policia e Sarandës ka realizuar një operacion antidrogë të koduar "Piramida", mbi bazën e të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A.B, 27 vjeç, dhe K. D, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Sipas policisë këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit grek pranë vendit të quajtur "Piramida 71/5".

 

Të fundit