Flash News

KRYESORE

‘Sarp’ dhe aktorja shqiptare përballë provave, sa vite burg rrezikojnë

Prej disa ditësh në mediat turke flitet për përfshirjen e aktorit Çagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca me çështjet e drogës. Çagatay u bë i njohur në Shqipëri me rolin e Sarp në serialin “Içerde” ndërsa Gizem në rolin e serialit “Kara Sevda”. Gizem gjithashtu njhet edhe për origjinën e saj shqiptare.

Dyshja e njohur ishin përfshirë në një rrjet trafikantësh droge dhe gjithçka u zbulua nga telefonatat  e tyre. Pasi policia ka kontrolluar banesat e tyre ka gjetur lloje të ndryshme drogash si pilula, shiringa dhe makineri për përpunimin e tyre. Gizem i ka mohuar të gjitha provat e gjetura në shtëpinë e saj, dhe sipas këtyre të dhënave dhe provave, dy aktorët mund të dënohen me  4 vjet e 2 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Të fundit