Flash News

KRYESORE

'Sarp' dhe 'Sema' ndahen për një "like" pas 3 vitesh bashkë

I njohim si "Sarpi" dhe "Sema" nga "Icerde", seriali turk shumë i pëlqyer në Shqipëri. Në këtë serial dy aktorët Çagatay Ulusoy dhe Duygu Sarisin u nohën ku edhe u dashuruan.

Ata prej tre vitesh janë të lidhur dhe madje edhe bashkëjetonin.

Mirëpo një "like" (pëlqim) në Instagram nga ana e aktorit kundrejt ish-të dashurës së tij, ka çuar në një konflikt të madh me Duygu, e për pasojë edhe në ndarjen e tyre.

Çagatay i ka bërë 'like' aktores tjetër Serenay Sarikaya  (me të cilën ka luajtur në një tjetër serial dhe ka qenë i lidhur me të për disa kohë) dhe kjo ka qenë edhe zanafilla e debatit.

Mediat turke shkruajnë se Duygu është larguar nga shtëpia e Sarp dhe po jeton tek e motra.

Të fundit