All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sarri e ka me gazetarët, acarohet me pyetjen e Ronaldos dhe Sanremos

Sarri e ka me gazetarët, acarohet me pyetjen e Ronaldos dhe Sanremos
All - Paragraf - 1

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Veronës. Ai tregoi se skuadra e tij e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë, pasi e dinë se kanë përballë një kundërshtar shumë të fortë dhe kualitativ. Takimi që do të luhet nesër në mbrëmje, prej orës 20:45 pritet të dhurojë shumë emocione dhe tension.

All - Paragraf - 3

Verona – “Ata po zhvillojnë një kampionat të madh. Janë një skuadër e rrezikshme dhe e stërvitur shumë mirë. Do të jetë e vështirë, e dimë të gjithë”.

Sulmi – “Dybala-Douglas Costa-Ronaldo në sulm? Ekziston një mendim i dyfishtë në lidhje me këtë temë. Mund të kesh një sulmues që krijon hapësira ose një tjetër që i jep thellësi skuadrës. Nuk përjashtoj asgjë. Nuk mendoj se Ronaldo është shpërqendruar nga Sanremo. Sot do të paraqitet fort në stërvitje, ashtu siç bën gjithmonë”.

Dëmtimet – “Chiellini po i bazohet programit të rikuperimit dhe po hedh hapa të mëdhenj. Në aspektin shëndetësor është rikuperuar, tani duhen parë ndjesitë që do të provojë në fushë. Danilo është në fazën ku i duhet të rikuperojë formën atletike, po stërvitet i vetëm. Është afër rikthimit, shpresoj që javën tjetër të nisë stërvitjen me grupin”

Të fundit